Itali-Britani, konferenca të përbashkëta për Klimën/ Mesazhi i ambasadorëve Bucci dhe Norman: 2021 moment vendimtar, të veprojmë tani! Flet edhe përfaqësuesja e OKB

5 Qershor 2021, 11:21 | Përditesimi: 5 Qershor 2021, 11:21

Mbretëria e Bashkuar në partneritet me Italinë do të organizojnë konferencën e 26-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike. COP 26 është konferenca e cila do të zhvillohet nga data 1-12 nëntor në Glasgou të Skocisë, ku do të marrin pjesë edhe vendet anëtare të G7 dhe G20, ku në qendër të diskutimeve do të jetë ndryshimi i klimës dhe ndryshimi i humbjes së biodiversitetit. Ky aktivitet do të paraprihet nga një tjetër i zhvilluar në Milano, në datat 30 shtator-2 tetor 2021.

r.k./Shqiptarja.com