Ministri i Shtetit dhe Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku e ka quajtur vlerësim nga ana e kryeministrit Edi Rama emërimin në krye të kësaj ministrie të re.
“Komentin më të mirë për ndryshimet në qeveri e bëri kryeministri kur lajmëroi ndryshimet. Ne jemi në një situatë shumë specifike pas një viti të jashtëzakonshëm të rritjes ekonomike dhe zhvillimit nga ana e turizmit dhe në një moment kur ne kemi nevojë për tu bërë gati për një vit i cili nga njëra anë do jetë edhe më i mirë se ky që kaluam në raport me turizmin. Shumë të rëndësishme janë zhvillimet në lidhje me procesin e berlinit. Gjithë kjo situatë e ka shtyrë Ramën si trjaner të këtij ekipi e ka gjykuar që të rikonstrukturojë ekipin”.
“Është vlerësim shumë i madh nga ana e kryeministrit për t’u marrë me çështje që i kam afër zemrës time pasi jam marrë 8 vite me bashkinë nga ana administrative. Padyshim në punën time të mëparshme isha i lidhur direkt me projekte kisha mundësi të ndiqja projekte që kishin një impact specifik në qytet. Padyshim është një kalim jo i thjeshtë por vijimësi e punës që kam bërë derui tani. Është një nga angazhim për të shlyer këtë besim nëpërmjet punës dhe rezultateve”, tha ai.