Iu dëmtua banesa nga tërmeti, për të tretin vit radhazi mungon festa e Vitit të Ri për familjen Veseli në Fushë-Milot: Edhe këtë vit e kaluam në çadër, vajza është sëmurë se fle në të ftohtë

2 Janar 2022, 14:27 | Përditesimi: 2 Janar 2022, 14:27

As këtë vit nuk kishte festë për familjen Veseli në Fushë-Milot. Çifti me 5 fëmijë jeton në kushte tejet të vështira për shkak se shtëpia u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Edhe pse trajtohen me bonus qiraje, vazhdojnë të qëndrojnë në çadër, për shkak se e kanë të lidhur jetesën me tokat dhe blegtorinë. 

r.k./Shqiptarja.com