VLORË- Më të fortë se kurrë, Ismail dhe Zenepe Luka kanë rrëfyer momentet e vështira të jetës së tyre, betejën me COVID-in. Zenepe Luka është një emër shumë i njohur, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por në të gjithë hapësirën mediatike.
Ajo është gazetarja që iu vu tritol në shtëpi, me qëllimin për ta asgjësuar familjen e saj. Sot, një tjetër “armik” tentoi që t’i merrte një njeri shumë të shtrenjtë, bashkëshortin, por fatmirësisht, ia doli ta mundte. Ismaili ka treguar me detaje betejën e tij me COVID-in ku nuk i ka kursyer falënderimet për bluzat e bardha.