Iu konfiskua ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, apartamenti në plazhin e Durrësit kthehet në qendër sociale për art dhe aktivizëm

22 Shkurt, 21:18

Apartamenti me pamje nga deti në shëtitoren e Plazhit të Durrësit dikur pronë e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla tani është kthyer në 'Qendra Art dhe aktivizëm’, që do përdoret nga të rinjtë. Për përurimin e saj ishin sot ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Balla: Apartamentet e konfiskuara do u jepen familjeve të dëshmorëve.