Iu ngecën automjetet në pyll nga balta, ndihmohen 8 turistët italianë në Divjakë

6 Gusht 2023, 12:27

Policia e Divjakës u ka ardhur në ndihmë 8 turistëve italianë, të cilët gjatë mesnatës të së shtunës u bllokuan në baltë, teksa eksploronin lagunën e Karavastasë dhe pyllin e Divjakës.

Shërbimet e Policisë përmes përdorimit të një makine teknologjike, skrep, i kanë nxjerrë 2 automjetet nga rruga me baltë ku kishin ngecur.