Iu vu shiriti pas tërmetit të 26 Nëntorit, Kalaja e Krujës hap dyert për vizitorët

8 Dhjetor 2019, 12:11

KRUJE- Pas dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit, Kruja ka rihapur dyer e Kalasë dhe Muzeumeve, atij Kombëtar dhe atij Etnografik. Pas verifikimit nga ekspertët zviceranë dyert e tyre janë hapur për të pritur sërish vizitorët.

Pak ditë pas tërmetit, Kalasë së Krujës iu vu shiriti i sigurisë dhe dhe u evakuzan bizneset dhe katër familje në zonën e rrezikut deri me marrjen e vendimit se çfarë do të bëhet me shkëmbin dhe kullën, e cila ndër shekuj është rikonstruktuar disa herë pas dëmeve të shkaktuara nga tërmetet në Shqipëri.

Kulla e Kalasë së Krujës ose siç quhet ndryshe Kulla e Sahatit është ndërtuar në shekullin e 12, ku shërbente si kullë vrojtimi. Ndër shekuj Kulla ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e tërmeteve.

Pjesa e sipërme e saj i është nënshtruar një rikonstruksioni në shekullin e 17 pasi u shemb si pasojë e një tërmeti. Gjithashtu kjo kullë iu nënshtrua një rikonstruksioni tjetër në vitin 1981 kur u dëmtua nga tërmeti apokaliptik që shkaktoi dëme të pallogaritshme kryesisht në zonën e Lezhës dhe Shkodrës, në 1979.

Madje në një nga filmat shqiptar të kohës së monizmit, "Gjurmë në kaltërsi" në një fragment shihet Kalaja e Krujës dhe kulla duket e përgjysmuar.

    No videos found.