Ivi Kaso: PD po gjen prova që vërtetojnë parregullsitë në zgjedhje!

3 Maj 2021, 17:17 | Përditesimi: 3 Maj 2021, 17:17

TIRANË- Nga selia blu, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka njoftuar se partia më e madhe e opozitës është duke mbledhur provat që sipas tij do të vërtetojnë shkeljet gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit.

Kaso tha se në PD kanë bindjen se për shkak të parregullsive të mëdha në disa zona do të ketë rinumërim dhe rivlerësim të votave.

Materialet që ne po nxjerrim do të çohen jo vetëm në SPAK dhe KQZ por besojmë se ato do të çojnë drejt procesit të rinumërimit dhe rivlerësimit të një numri të caktuar votash dhe kutish. Besojmë se një numër i caktuar votash do të rinumërohen dhe rivlerësohen në kuadër të procesit ankimor. Kodi i ri iu mundëson hapjen e kutive për rregullshmërinë e procesit zgjedhor dhe partive të vogla. PD kërkon të herë dritë mbi këtë proces të errët zgjedhor i karakterizuar me parregullsi të shumta. Në periudhën para zgjedhore kemi depozituar rreth 180 kallëzime penale në prokurori dhe mbi 40 në SPAK”, tha Kaso.

E pikërisht për këtë dosje me prova që pretendojnë se kanë demokratët janë informuar edhe shefja e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gaçek si edhe ambasadori italian, Fabricio Buci, me të cilët kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot takime të njëpasnjëshme. 

b.ha./Shqiptarja.com