Zgjedhjet e 25 prillit, Basha takim 90 minuta me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, pas saj i shkon në zyrë ambasadori italian

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek. Takimi është zhvilluar në selinë blu, bëjnë  me dije burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, ku të pranishëm ishin edhe dy përfaqësuesit e PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Fokusi është pikërisht zgjedhjet e 25 prillit, në një kohë kur OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor. Në raportin paraprak, OSBE dhe Këshilli i Evropës deklaroi se po rivendoset besimi te zgjedhjet duke theksuar se procesi i votimeve në 25 prill ishte transparent dhe i qetë.

Ky takim vjen në një kohë kur Rama ka fiituar zgjedhjet duke marrë 74 mandate, kurse opozita akuzon se u janë vjedhur votat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
Pas shefes së misionit të OSBE-ODIHR, ambasadori italian i shkon në zyrë Bashës

Ambasadori italian, Fabricio Buci ka zhvilluar një takim me kryedemokrati Lulzim Basha në selinë e PD-së. Ky takim ka zgjatur rreth 1 orë dhe vjen pas takimit që Basha zhvilloi me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gaçek.

Ora 11:29
Përfundon takimi i Bashës me shefen e misionit të OSBE-ODIHR

Përfundon takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek. Në përfundim të takimi, Gacek ka zgjedhur që të mos flasë për mediat.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e mbeshtesni nismen Ballkani i Hapur krijuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Conference League/ Vllaznia eliminohet në turin e dytë, Ael Limasol e mposht edhe në Shkodër