Ja EMRAT e 16 të arrestuarve për dhunën në protestën e opozitës

18 Shkurt 2019, 17:48

Report Tv mëson emrat e 16 personave të arrestuar nga Policia e Tiranës për dhunën në protestën e opozitës të shtunën para kryeministrisë të cilët blutë e kryeqytetit i shpallën me iniciale përmes një njoftimi zyrtar.

Në pranga ranë ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, Sajmir Rexhepi njohur me pseudonimin "Ujku i Cërrikut", dhe protestues të tjerë të opozitës që gjatë tubimit ushtruan dhunë duke çarë disa herë kordonin e policisë para kryeministrisë, duke thyer xhamat e derës kryesore dhe duke shkatërruar kërpudhën, veprën e artit në lulishten e kryeministrisë. Mes të arrestuarve ishte edhe një 80-vjecar nga Lezha, i cili më tej u lirua pasid do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndue Fuga nga Fishta e Lezhës, të shtunën arriti që të hipte mbi skelën e vendosur në hyrjen e Kryeministrisë, teksa valëviste flamurin kuqezi duke shpallur 'fitoren'.

Të arrestuarit

Florenc Hoxha, Emnauel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pellumb Sheluka, Veljan Dine, Ndue Tuci. Emrat e 16 te arrestuarve per protesten me 4 akuza kundershtim policesh demtim prone me dashje proteste pa leje prishke qetesis publike.

Masat e sigurisë ndaj tyre do të jepen nesër në orën 10:00 me gjyqtare Rexhina Memlika.