Me flamur mbi skelën e hyrjes së Kryeministrisë/ Lirohet 80-vjeçari që u arrestua, deri tani 15 protestues në qeli

Me flamur mbi skelën e hyrjes së Kryeministrisë/ Lirohet 80-vjeçari që u arrestua, deri tani 15 protestues në qeli

Ndue Fuga me flamur në dorë mbi hyrjen e Kryeministrisë gjatë protestës së djeshme te opozites

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 policia arrestoi edhe një 80-vjeçar në Lezhë për protestën e dhunshme dje para Kryeministrisë. Ai është Ndue Fuga nga Fishta e Lezhës, ndërsa u shoqërua drejt Tiranës. Por rreth orës 21:30, Ndue Fuga është liruar. I moshuari, sipas burimeve për Report Tv do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore.

Sipas po të njëjtave burime, Fuga është lënë në hetim në gjendje të lirë, pasi ka paraqitur kartelën mjekësore, ku nesër ka planifikuar një vizitë në Itali për kurim për problemet shëndetësore. Report Tv sjell pamjet, kur i moshuari, që u arrestua dhe lirua sot, dje arrti që të hipte mbi skelën e vendosur në hyrjen e Kryeministrisë, teksa valëviste flamurin kuqezi duke shpallur 'fitoren', ndërsa grupi tjetër i vendosën flakën hyrjes së godinës disa herë.

Ndue Fuga, 80-vjçari nga Lezha pas daljes nga drejtoria e Policise se Tiranes

Ndërkohë që në burg deri tani janë 15 protestues, mes tyre edhe ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha. Ai u kap nga kamerat në protestën e opozitës në shkallët e Kryeministrisë pas çarjes së kordonit të forcave të policisë. Ndërkohë që u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 protestues, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 6 të tjerëve. Ata akuzohen për “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike” (lexo këtu).

Protestuesit çanë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu ata goditën dhe thyen me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë. Protesta u mbyll me lajmërimin e kryedemokratit Lulzim Basha se tubimi i radhës do të jetë të enjten, para parlamentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • supernova: 18/02/2019 15:02

    Demokratet e flakte te Fishtes, Ndue dhe Silvan Fugaj ... respekte!!

    Përgjigju
  • ROZA: 18/02/2019 09:50

    Plak bishtafell mete gjithmone

    Përgjigju
  • Kosovari: 18/02/2019 09:04

    Nga e more ate gjen Plakush, qe ta urresh Shqiperine deri ne kete nivel te mosdurimit.Kush ta mbolli ate fare te keqe,te sterkequr.Zot ruaje Shqiperine nga shqipptaret.Shqiperia e shqiptarevet

    Përgjigju
    • lexues: 18/02/2019 09:18

      o kosovoar qe vetem kosovar nuk mund te jesh,, po pse qeveria eshte shiperia?????

  • Ehh: 18/02/2019 08:14

    Ja hipi atje, ngriti ate flamur ton qe nuk e ka per shtat, po ta kishin rras dhe ca muaj burg e te paguaj demet qe shkaktoi nga xhepi i vet

    Përgjigju
  • Artur: 17/02/2019 21:48

    Perderisa ka fuqi me hyp maj catise ka fuqi me i bo dhe nja dy vhet burg.

    Përgjigju
    • Dakord: 18/02/2019 01:01

      Fiks fare!Epo edhe plak edhe batakci!!!

  • life: 17/02/2019 20:00

    e mor ishkret te genjen basha ju ben mish per top vet ka miljarda,ashtu sic genjeu edi rama te vraret me 21 janar qe te mirte pushtetin.MOS DEGJONI POLITIKANET TE KUQ BLU JESHIL ….shikoni hallet familjet femijet,se politikanet ne shqiperi nuk mendojn per ju por ju perdorin si vegla per te arritur qellimin e tyre.

    Përgjigju
    • Robi: 17/02/2019 20:46

      A mor i shkretë mos dil me në fshat ,ti paske pjerdhur si plaku i pjerdhur Spaho, paske ikur për lesh, mjerë familja që të ka ty, o mjeran po çtë duhet protesta ty, o vemje

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano