Ja si është sistemuar unaza nga 21 dhjetori deri te ‘Vasil Shanto’

2 Tetor 2018, 22:33

Bashkia e Tiranës ka rehabilituar pas shumë vitesh Unazën e Mesme, me qëllim përmirësimin e sistemit të qarkullimit për automjetet dhe shtimin e korsive për biçikleta.

Në këtë segment janë ndërtuar korsi të dedikuara për biçikleta, si dhe janë riasfaltuar segmentet e amortizuara të Unazës së Mesme.

Projekti përfshiu ndërhyrjen dhe përmirësimin e disa kryqëzimeve si më poshtë:

– Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Myslym Shyri”

– Kryqëzimi i rrugës “Jordan Misja” me rrugën “Asim Vokshi”

– Kryqëzimi i bulevardit “Zogu I” me rrugën “Reshit Petrela”

– Kryqëzimi i rrugës “Arkitekt Kasemi” me bulevardin “Zhan D’Ark”

– Kryqëzimi i rrugës “5 Maji” me rrugën “Ferit Xhajko”

– Kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”

– Kryqëzimi i rrugës “Siri Kodra” me rrugën “Ferit Xhajko”

– Korsitë e biçikletave në blv. “Zhan D’Ark” dhe blv. “Gjergj Fishta.