Ja si vepron policia në vendet demokratike kur ka dhunë në protesta

13 Maj 2019, 11:29

Protesta e së shtunës në mbrëmje nga opozita u karakterizua nga dhuna ndaj institucioneve, policisë dhe gazetarëve. Ndërkohë që u shënua një incident me sekretarin organizativ të PD-së, Sahit Dollapi. Në pamjet që Report Tv siguroi Sait Dollapi në fillim të protestës u kap teksa qëllonte efektivët para Kryeministrisë.

Në momentin që u zhvendos protesta te parlamenti, një efektiv i kërkoi Dollapit të hiqte nga fytyra maskën kundër gazit lotsjellës për të mësuar identitetin e tij dhe të sigurohej se ishte ai për ta shoqëruar më tej në polici. Por sapo polici e identifikoi, Sait Dollapi vrapoi dhe më tej u rrëzua vetë në tokë, aty ku policia e qëlloi me shkop gome dhe më pas e ndaloi dhe e shoqëroi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ndalimin e tij, PD-ja e ktheu në kauzë pasi akuzoi policinë për dhunë duke u vendosur me protesta te Drejtoria e Policisë, e cila më pas e liroi Dollapin për të marrë mjekim në spital. Kryeministri Rama dhe ministri Lleshaj u shprehën dje se ai moment mund të ishte evituar nga efektivët, por si sillet policia në vendet e tjera të Europës dhe botës kur ka protesta të dhunshme? Më poshtë po iu sjellim një video që tregon reagimin e policisë në Amerikë, Barcelonë, Paris dhe vende të tjera të botës.