‘Jam polic’, 27-vjeçari 'skifter' në Itali del para gjykatës! Akuzohet për 18 vjedhje në banesa! Me çantat plot po vinte për në Shqipëri! BMW që 'e mori në qafë'

23 Nëntor 2022, 12:17 | Përditesimi i fundit: 2022-11-23 15:25:53

Nikolli u bllokua nga karabinierët e Kompanisë Portogruaro teksa do të kthehej në Shqipëri. 27-vjeçari u prangos nga policia italiane për vjedhje, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, Viktor Bilani, 30-vjeç dhe Flor Koca, 35-vjeç. Ndërkohë pas arrestimit të 27-vjeçarit Klisman Nikolli në Itali, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, e ka përjashtuar nga radhët e policisë së Shtetit