Janar-nëntor, të ardhurat u rritën me mbi 63 miliardë lekë! Euro preku importin, 3.6 mld lekë më pak të ardhura doganore

19 Dhjetor 2023, 17:42

Përmirësimi i aktivitetit të bizneseve dhe rritja e rrogave të administratës, ndikuan në shtimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në 11 muaj janë mbledhur mbi 586 miliardë lekë, ose 63 miliardë më shumë se vjet. Por në rënie janë të ardhurat doganore, kryesisht prej zhvlerësimit të euros dhe dollarit.