Janar-shkurt, 7.4 mld lekë kredi vetëm për blerje shtëpie! Qytetarët po ‘braktisin’ euron, i kthejnë në lekë

7 Prill, 20:06

Qytetarët vetëm në dy muajit e parë të këtij viti kanë marrë 7.4 miliardë lekë kredi për të blerë shtëpi. Ndryshe nga vitet e kaluara, kredia është tërhequr në lekë, dhe jo në euro, për shkak të normave të interesit më të ulta. Banka e Shqipërisë thotë se huaja për blerje banese u rrit me 365 milionë euro, në janar dhe në shkurt, krahasuar me vjet.