Mbështetësi e Berishës e kanë pritur me ofendime Ronald Bejkon, duke e mos e lejuar të futet në selinë blu. Ata i bërtasin 'jashtë spiun', ndërsa Bejko është larguar duke dalë edhe nga rrethimi i oborrit të selisë.
Për mediat ai tha se është goditur nga pas nga persona që i ka mbajtur me bukë, ndërsa akuzoi Sali Berishën si fajtorë të situatës së krijuar. Sipas Bejkos, këto veprime ndaj tij janë bërë vetëm nga Enver Hoxha gjatë protestës ku ai ka qenë i pranishëm në Gjirokastër në 1991.
"Në shkurt të 1991 ishim duke organizuar protestën kundër Enver Hoxhës, aty na ka ardhur turma e Enveristëve na ka shkelu me këmbë. Ne luftuam për demokraci dhe shikoni si manifestohet sot nga këta. Sot marrim këta shembuj, ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e elitës së PD që e kanë lënë partinë në këtë pikë. Erdha për t'u futur në seli dhe u ndesha me këtë reagim. I them Berishës të mbajë njerëzit në kontroll sepse këtë që më bënë mua këta sot, na e ka bërë vetëm Enver Hoxha në 1991 në Gjirokastër. Këtë e bëjnë sot këta që unë kam ftuar 30 vite për demokraci. Nuk kanë faj këta, faj ka ai që i ka sjellë këtu që të vriten demokratët. Të arrijnë sot njerëz që i kë dhënë bukë të të qëllojnë nga mbrapa. Kjo është bërë vetëm për interes të Berishës. Unë e kam mbështetur Berishën nga ‘97 në 2013, ka një moment që boll është boll.", tha Bejko.