Java e fundit e fushatës, thirrja e Gjergj Lucës: Të votojmë njerëzit e punës, jo ata që duan zgjedhje politike për hallet e tyre

7 Maj 2023, 16:49

Në këtë javë të fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, biznesmeni Gjergj Luca ka bërë thirrje që të zgjidhen kandidatët e punës që do të transformojnë qytetet, jo ata që duan të mbyllin hallet e tyre.

Në një postim në Facebook, Luca tregon shprehjen ‘veç ai miku çohet me dorën e tjetrit’ duke thënë se kanë qenë përpjekjet e tij që e kanë bërë të arrijë deri këtu ku është pasi nuk është dorëzuar pavarësisht përplasjeve. Shprehjen e tij e sqaroi me shkrimin “me dorën e tjetrit çohet tempi dhe vrulli, bëhen madje edhe punë të mira”.