‘Java e Italisë’ rikthehet në Shqipëri, ambasadori italian: Do ketë koncerte me të ftuar special! Veliaj: Më 1 qershor prezantojmë projektin për godinën e re të ambasadës italiane

30 Maj 2023, 13:24 | Përditesimi i fundit: 2023-05-30 19:54:53

Sot u organizua ceremonia me rastin e përurimit të ‘Javës së Italisë’ që vjen me më shumë se 70 aktivitete që do realizohen në 7 ditë të shpërndara në disa qytete. Ambasadori italian Fabrizio Bucci thotë se do të ketë aktivitete të shumta muzikore.