“Javës tjetër vij me shalqi”, Korreshi në Kuvend: Buqetë me grurë për qeverinë

3 Korrik 2023, 11:11 | Përditesimi i fundit: 2023-07-03 11:24:02

Paraditen e sotme në nisje të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi hyri me një buqetë me grurë.

Deputeti u shpreh se të gjithë fermerët kanë dalë me humbje dhe nuk kanë marrë asnjë subvencion, kështu që buqeta me grurë ishte për qeverinë që pasi mori votat, sipas tij, abuzoi me çmimin.

    No videos found.