‘Je i ri në këtë punë’- Mziu ‘kapet’ me Maznikun te ‘Territorialja’ në Dibër, socialisti: Kemi bërë 8 dëgjesa, mos e prish tani

22 Maj, 21:56 | Përditesimi: 22 Maj, 21:56

Ditën e sotme, dëgjesa e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale është zhvendosur në Dibër.

I pranishëm në takim ka qenë edhe deputeti demokrat Xhelal Mziu, i cili është përplasur ashpër me bashkë-kryetarin socialist të komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.

Mziku nuk ka pranuar të respektojë kohën e vënë në dispozicion dhe t’ia kalojë mikrofonin të tjerëve, situatë që solli edhe ndërhyrjen e Maznikut.

A.M/Shqiptarja.com