“Jemi bërë gjithë njolla!” Braktiset plazhi i Semanit e Darëzezës, dezinsektimi në kanale pa efekt!

20 Qershor, 13:27

Në plazhet e Fierit, Seman e Darëzezë numri i pushuesve është tejet i pakët dhe shkak për braktisjen e bregdetit janë mushkonjat. Këtë sezon ISHP-ja kreu dezinsektimin e kanaleve, por pa dhënë asnjë efekt. Qytetarët ngrenë nevojën që procesi të bëhet nga ajri.