Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar që seanca e sotme plenare të fokusohet te çështja e arrestimit të protestuesve të opozitës, të cilët sipas tij, ishin të pafajshëm.
Gjatë fjalës në Kuvend, Blushi tha se në burg duhet të ishin anëtarët e qeverisë, të cilët sipas tij kanë vjedhur popullin.



















