Jeni kërcënuar nga bandat kriminale?! Kryebashkiakja: Nuk është rasti i Voltana Ademit

2 Prill 2019, 19:26

Frikën nga bandat kriminale, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, thotë se nuk e ka ndjerë personalisht ajo, në pozicionin e kryetares së Shkodrës. "Nuk është rasti i Voltana Ademit" , tha kryebashkiakja e pyetur nga gazetari i Rpeort Tv, Besart Jacaj nëse është kërcënuar nga bandat kriminale që veprojnë në kryeqendrën e veriut.

Deklaratën e një dite më parë në një takim me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në prefekturën e Shkodrës, Voltana Ademi e sqaroi në studion e Report TV, duke thënë se me deklaratën që ndihet e frikësuar, e pozicionoi veten në rolin e qytetarëve shkodranë.

"Të gjitha familjet kanë nevojë për mbrojtje, ne kemi nevojë për qetësi. Nuk mund të lëmë të tjerët të bëjnë vetëgjyqësi", theksoi qytetarja e parë e Shkodrës.

Voltana Ademi: "Në fakt që kur e nise gati mora spunton për të ndërhyrë dhe meqë u nis kështu diskutimi dua ta risaktësoj atë që kam thënë. Në takimin ju i referoheni ka qenë edhe ministri i Brendshëm dhe i thashë 'flas këtu si grua, si një nënë, flas si një qytetare dhe pastaj si kryetare bashkie'. Me këtë doja të shprehja, aspak që lidhet me unin, personin, por atë që lidhet me të gjithë qytetin dhe ndjesinë që kanë të gjithë. Mora spunto nga vetja duke e pozicionuar veten, në rolin që kam në qytetin tim, jetën e përditshme me miq dhe qytetarë dhe aq më tepër duke qenë grua. Shpreha një shqetësim qytetar dhe kjo është mëse normale në një qytet ku ka ngjarje të rënda. Nuk jemi në kuadrin e diçkaje që më ka ndodhur mua".

Besart Jacaj: Jeni kërcënuar?

Voltana Ademi: Unë i drejtohem institucioneve përkatëse, policisë dhe prokrorisë.

Besart Jacaj: Jeni kërcënuar?

Voltana Ademi: Nuk është rasti i Voltana Ademit. Por përsa kohë duke filluar nga kryeministri, që është nën presionin e krimit dhe pastaj të gjithë, që shkon deri te më i fundit dhe këtu nuk mendoj se bën përjashtim kushdo, i majtë apo i djathtë. Ngjarja që ka ndodhur në Shkodër dhe ku nuk ka një reagim institucional të përgjegjshëm dhe reagues, por mbyllet me deklarata të papërgjegjshme të kryeministrit si 'hënkshin kokat e tyre'. Të gjithë ne pavarësisht, unë nuk kam një përgjegjësi të tillë, që lidhet me policinë apo hetimet.

Besart Jacaj: Por të shqetëson siguria e qytetarëve?

Voltana Ademi: Ne kemi nevojë për qetësi. Të gjitha familjet kanë nevojë për mbrojtje. Edhe ata që përballen me ngjarje të tilla kriminale, shteti duhet ti mbrojë. Nuk duhet ti lëmë të bëjnë vetëgjyqësi, aq më tepër në një shtet demokratik.