Krimi në Shkodër/ Fjalët e ndjera të Voltana Ademit: Ndihem e frikësuar...sapo ka filluar - E PLOTË

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi thotë publikisht para ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtuesve të policisë, se ndihet e frikësuar nga bandat e krimit. "Sapo ka filluar" tha - ajo. "Nuk duhet t'i lëmë të hanë kokat e tyre. Të bashkëpunojmë për të parandaluar krimin". Ministri Lleshaj vlerëson komunikimin e sinqertë të kryetares së Bashkisë: "Krimi nuk është në ato nivele sa të shkaktojë frikë. Bashkë do i kthejmë dinjitetin Shkodrës".

***

Ka zgjedhur të flasë e zhveshur nga politika dhe ta theksojë fort këtë. Si qytetare e Shkodrës, si grua, si nënë, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, tha hapur dhe publikisht, se ndihet e kërcënuar nga krimi që vijon të godasë kryeqendrën e Veriut.  Foli në vetën e parë, duke thënë se ndihet e frikësuar, dhe se goditja e bandave të krimit, sapo ka filluar. Para ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtuesit të policisë së Shkodrës të zgjedhur në detyrë pas atentatit të dyfishtë të së shtunës, prefektit të ri të Shkodrës dhe zyrtarëve të tjerë lokalë e të policisë, Voltana Ademi foli sinqerisht, kur tha se krimi ka marrë zemër për shkak se nuk është parandaluar. Ofroi bashkëpunimin e saj pa kushte, që bashkë me policinë, qytetarët dhe të gjitha strukturat e tjera, të luftojnë për të goditur krimin.

Një komunikim i sinqertë që mori edhe vlerësimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Ai dha garancitë se me shtimin e mekanizmave në Policinë e Shkodrës, me staf edhe nga policia e Lezhës dhe Kukësit, situata do të ndryshojë. Kërkoi mbështetjen e qytetarëve dhe besimin se policia do të luftojë bandat kriminale. Mjafton edhe një mbështetje morale - tha Lleshaj - për t'i dhënë zemër, efektivëve.

Ministri u shpreh se krimi nuk është në ato nivele sa të shkaktojë frikë, por kryebashkiakja Ademi u shpreh se frika është e ndjeshme dhe se gjithçka "sapo ka filluar".

Sandër Lleshaj: Duhet të mobilizojmë gjithë shoqërinë për të luftuar krimin. Nuk ka asnjë hapësirë për të pasur frikë nga krimi. Ne do t'i fuqizojmë kapacitetet tona të policisë në Shkodër. Jo më kot kam ftuar edhe drejtuesit e Kukësit dhe Lezhës, do të mobilizojmë burime nga këto drejtori në Shkodër, që edhe në perceptim të ketë ndryshim. Nuk duhet të ndiejmë frikë. Nëse ndjen frikë kryetarja e Bashkisë, kemi një problem të madh.

Voltana Ademi: Fola në vet të parë, kur fillon tek unë...

Sandër Lleshaj: Ky qytet duhet të marrë dinjitetin e tij, ne jemi të angazhuar maksimalisht në këtë.

Në përfundim të takimit, kryebashkiakja e Shkodrës ju drejtua edhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke i folur për nevojën e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve në këtë betejë të nisur, por kryepolici është larguar duke i lënë fjalën përgjysmë Ademit.

Voltana Ademi: Nuk është çështje e vullnetit të një personi, nuk është aspak politike. Nuk e bën edhe një polici vetëm në Shkodër, do duhet të ketë forca të specializuara, ne duhet të parandalonim ngjarjen. Në këto histori ka pasur edhe njerëz të pafajshëm që kanë hëngër plumb

Ardi Veliu: Para një jave nuk më the këtë opinion....(ikën)

Voltana Ademi: Ju s'mund të largoheni kështu, s'është korrekte me qenë kështu, nëse nuk e shqetëson qeverinë për mu s'ka problem

Diskutimet u bënë sot teksa ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj,  prezantoi prefektin e ri të qytetit, Valdrin Pejtrin.

Debatet e PLOTA

Sandër Lleshaj: Nevoja për më shumë siguri e qytetarëve, është e domosdoshme.

Jemi të gjithë të informuar që niveli i sigurisë në qarkun e Shkodrës është sfiduar disa herë gjatë viteve të shkuara, kemi pasur goditje të forta dhe të rënda në drejtim të sigurisë publike që janë produkt i një krimi të organizuar dhe të pjekur ndër vite, i cili ka arritur të lëshojë rrënjë në qytetin e Shkodrës, i cili në fakt njihet për kryeqytetarinë e Shqipërisë. Ky qytet që i ka dhënë Shqipërisë pjesë të madhe të vlera për fat të keq është goditur nga krimi i akumuluar për disa dekada, me gjithë sukseset e mëdha goditjet e mëdha që janë dhënë ende mbetet sfidë e madhe.

Besoj që drejtori i ri i Policisë bashkë me stafin e tij aktual dhe me përforcimet e reja që do të marrë pa asnjë kursim dhe pa asnjë hezitim nga ministria e Brendshme besoj do jetë në gjendje ta thellojë punën e bërë deri tani për të garantuar që siguria në qarkun e Shkodrës do të jetë në nivelin që meriton.

I bej thirrje qytetarëve të bëhen palë me policinë përballë krimit dhe përballë atyre që e cënojnë qetësinë dhe jetën normale të tyre. Shpresoj dhe besoj që prefekti iri, duke pasur bashkëpunimin e drejtuesve të njësive vendore, besoj do jetë një vlerë e shtuar në përpjekjen e qeverisë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të Shkodrës.  Ju lus që vetëm t'i mbështesni, se pak mbështetje, qoftë edhe morale është inkurajim i madh që këta njerëz ta ndjejnë veten në shtëpinë e tyre, të punojnë fort, dhe t'i japin qytetarëve siguri.

Voltana Ademi: Du me dal jashtë politikës se kjo është e rëndësishme. Cështjet që du me trajtu nuk lidhen me detyrat e koordinimit në nivel prefekture, por me një nivel përgjegjësie që duhet të kemi përkundrejt qytetit të Shkodrës. Situata në të cilën prefekti emërohet nuk është e mirë. Ngjarjet e fundit janë bërë problematike. Nuk është vetëm Shkodra, është fatkeqësi për qytetin tonë, sidomos tani në sezonin turistik. Shkodra, por jo vetëm Shkodra, është edhe Vlora, Elbasani Durrësi, por fatkeqësisht Shkodra promovohet si qyteti ku ndodhin vrasje, grabitje, dhe kjo na shqetëson shumë.

Flas si grua, si nënë, si qytetare. Qytetarët e Shkodrës janë qytetarë shumë të mirë, e duan shumë qytetin e tyre dhe duan të jetojnë këtu. Ne kemi marrë përgjegjësi që duhet t'i çojmë deri në fund me seriozitetin që i takon.

Fakti që kemi disa vrasje, asnjë nuk është zbuluar deri më tani, nuk janë bërë veprime me parandalu, dhe ky është shqetësimi më i madh. Mos ti lëmë të hanë kokat e tyre, por duhet të bëjmë të mundur të parandalojmë me sa fuqi të kemi, policia duhet ta gjejë mënyrën, dhe ta bëjmë atë të mundur.

Me ndryshimin e drejtuesve, janë përball me problematika të mëdha. Edhe drejtori i ri që ka ardhur...policia nuk mund ta bëjë e vetme këtu në Shkodër, do duhet të përdoren mekanizma të specializuar. Nëse nuk ndërhyhet, vështirë se do të ndalen vet.

Unë bashkëpunoj  shumë mirë me forcat e policisë. Të gjithë ne duhet të bëjmë diçka që t'i themi stop, përtej partive politike. Frika është shumë e madhe, themi se janë banda kriminale, larje hesapesh...Shteti ka në dorë dhe duhet të marrë përgjegjësinë që ta parandalojë. Ndryshe krimi merr zemër, influencon në çdo instancë. "Janë kohë të këqija për njerëzit e ndershëm", tha dikush dje. Po na bëhet përditë edhe më e papranueshme, dhe është e frikshme për të gjithë qytetarët. Kur flas si qytetare në radhë të parë Fillon frika, dhe unë e ndjej, sado të fortë jemi  qytetarë, familjarë, dhe kemi përgjegjësi pastaj. Po flas me zemër, ofroj gjithë bashkëpunimin tim. Nuk kemi më forcë me besu, që nuk gjendet autori, që nuk parandalohet. Unë nuk dua ta besoj këtë, ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Kjo është çështja numër 1 që duhet të trajtojmë në Shkodër. Kur fillon frika tek qytetari i Parë, mendo si përfundon tek qytetari i fundit.

Sandër Lleshaj: Ndjej që është komunikim i sinqertë ky dhe e vlerësoj. Përsa kohë ka frikë nuk ka siguri, dhe nuk ka rëndësi se si jemi me shifrat. DO të vazhdojmë me ndërhyrje të forta në Shkodër, rreth 20 % të vrasjeve në nivel kombëtar i prodhon vetëm Shkodra. Ky është një paradoks i papranueshëm. Me Shkidrën kam shumë lidhje personale, kur vij këtu nuk kam nevojë për hotel, të cilat më bëjnë trefish të angazhuar që të bëj maksimumin për këtë qytet. Duhet të bëhemi bashkë përballë krimit.

Krimi nuk është i atyre përmasave sa tna shkaktojë frikë. Nuk është aq i madh krimi sa t'na bëjë të kemi frikë

Voltana Ademi: E keni gabim, sapo ka filluar.

Sandër Lleshaj: Duhet të mobilizojmë gjithë shoqërinë për të luftuar krimin. Nuk ka asnjë hapësirë për të pasur frikë nga krimi. Ne do t'i fuqizojmë kapacitetet tona të policisë në Shkodër. Jo më kot kam ftuar edhe drejtuesit e Kukësit dhe Lezhës, do të mobilizojmë burime nga këto drejtori në Shkodër, që edhe në perceptim të ketë ndryshim. Nuk duhet të ndiejmë frikë. Nëse ndjen frikë kryetarja e Bashkisë, kemi një problem të madh.

Voltana Ademi: Fola në vet të parë, kur fillon tek unë...

Sandër Lleshaj: Ky qytet duhet të marrë dinjitetin e tij, ne jemi të angazhuar maksimalisht në këtë.

Voltana Ademi: Nuk është çështje e vullnetit të një personi, nuk është aspak politike. Nuk e bën edhe një polici vetëm në Shkodër, do duhet të ketë forca të specializuara, ne duhet të parandalonim ngjarjen. Në këto histori ka pasur edhe njerëz të pafajshëm që kanë hëngër plumb

Ardi Veliu: Para një jave nuk më the këtë opinion....(ikën)

Voltana Ademi: Ju s'mund të largoheni kështu, s'është korrekte me qenë kështu, nëse nuk e shqetëson qeverinë për mu s'ka problem

Është gjithë pushteti nën presion, unë deklaratat e mia i bëj publike gjithmonë...

 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erisa: 01/04/2019 20:00

    Po ku e kapi tani tan ky hall per bashkpunim Voltanen qe deri dje nuk ka dasht me dit per shtet dhe ka myll bashkin per te shku ne protesta kunder qeverise.Tani na doli e gatshme per Shkodren qe e ka kthy ne Kabul pa asnje investim dhe ende me shtylla ndricimi ne rrugt kryesore te kohes se xhaxhit Enver qe nukbi gjen ma ne asnje qytet as fshat te Shqiperis.Turp te kesh si e ke katandis Shkodren vetem me dal kunder qeveris qe sot i kerkon ndihme.Shko prap e protesto ne Tiran se ti Voltan nuk je per hallet e Shkodres por per karrigen e Saliut.Deri dje na paraqiteshe si shqiponj kunder qeveris e sot je ba si larask para saj.Mir ja ban shkodranve se kryetare protestash partiake si ti meritojn

    Përgjigju
    • aldo: 01/04/2019 22:18

      Si duket i jane mbaru lekt,e avash avash del ne krahun tjeter...se mos i intereson asaj se ca bahet ne Shkoder..pff

  • pukjani: 01/04/2019 16:44

    O shkodran a duhet te jete antare i keshillit bashkiak Mustafa Lici? Qe ka shum zullume ne ket qytet,me largime tegtaresh nga shkodra ne Tirane nga ky dhe familjaret e tije,por ka dhe plot te tjere ne shkoder qe nuk po i permend emrat qe shkodranet e policia i njohin shum mire por njerezit e ndershem nu flasin se jane saksionet mbrapo.Shkodranet e policia qe duam e dijne mire kush merr parate per ruajtjen e dyqaneve qe jane te ndara ne zonat e te forteve qe marrin miliona para nen kercenimin e thyerjes ose te djeg,jes se dyqaneve kjo eshte shkodra jo e gjith shkodraneve por e nje grupi kriminelesh qe njihen mire ne shkoder,Te dali nje shkodrane i ndershem dhe te ma helli poshte ket koment,faleminderit.

    Përgjigju
    • O pukjani: 02/04/2019 12:49

      A duhet me ken tata ne keshillin bashkiak at se vendosim as une e as ti.se ka 3000 vota nshkoder.masandej ata gjobveniet dhe largimin e tregtarve nga shkodra aq bukur e the sa gati e besova edhe qe tregtoj ne zdrale ku kam tre dyqane dhe paguj 300 te reja per dyqan dhe jam shume dakort dhe i knaqun me pagesen perkumdrejt kompanive sexurity qe marrin me shume.dhe tjesh i sigurt ne tregun e zdrales ka shume veta qe nuk paguajn dhe askush si ka bezdis ata po i ruhet dyqani si gjithe tjeret skam nigju se asht kercenu kush hala aty

  • Gzim Kraja: 01/04/2019 15:28

    Ti voltan na myll ito gropa ne shkoder se Ke met Tu harxhu tan buxhetin tu mush autobuzat per protesta ne tiran. Edhe mendjen te ato dy dashnort qe i ke vu drejtora ne bashki se Sje per gja tjeter

    Përgjigju
  • Shkodrani: 01/04/2019 14:24

    Per mendimin tem duhet me u mbledh keshilli bashkiak e me u marr mendimi i te gjith antareve si me e menagju situaten ne Shkoder. Se Shkodra asht shume e nishme ndaj ketyre gjanave. Shkodra asht e nishme ndaj emrave te rrugeve e jo ma ndaj krimit. Se Zefi e Gjoni nuk jan te pranushem ne Kiras po vrasjet, gjobveniet, hjeksit, babesit e te tjerat jan. Ohhhh srrin burrnia neper kneta jo.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 01/04/2019 13:44

    Bandat nuk kan parti. E keqja e Shkodres edhe e gjith Shqiperis eshte se krimi ka hy ne politik dhe politika e ka poleterizu policin. Politika pa dallim te majt apo te djatht i kan perdor si bandat ashtu edhe policin per karrige, per pushtet. Nuk ka band sado e fort te jet te mbijetoj per koh te gjat po nuk pat mbeshtetjen e politikes. Fajesojn policin! Kur ti nuk i mbeshtet edhe i hedh ne rrug kur ndryshojn qeverit. Kur nuk i paguan mire edhe gjykatat i lirojn çfare pret. Kur polici nuk e ka te sigurt sesa do rri ne pune sesa e ka mbrojtjen e shtetit çfar pret nga ata te behen martira e te perbadhen me kriminelat. Vetem nje rast po u sjedh vrasjen e Artan Cukut. Ai ka punu ne Shkoder ma perpara. Si u sidh politika ndaj tij. E flaku ne rrug edhe pastaj pa mbrojtje krimi u hakmor ndaj tij. Shkodra nuk asht e madhe. Po i dim ne jo ma policia se kush i ban krimet. Po policia ne asnje koh dhe ne asnje vend te Shqiperis nuk ka ken e mbeshtetur. Politika dhe gjykatat jan me krimin dhe policia esht e vetme. Reforma ne polici thon. Ata i kan fut njerezit e inkriminum ne parlament e jo ma ne polici. Ka dekada qe ne Shqiperi asht koha e maskarait. Edhe ju lutem kur te flisni per Shkodren mos i klasifikoni kto bandit si qytetar te Shkodres sepse ato nuk jan qytetar te Shkodres asnjana pal. Fatkeqesi e Shkodres me i pas aq afer si ato me u perfshi ne harten e qytetit. Qytetaret e Shkodres nuk fusin gjelat me u hanger apo bajn parada me kuaj si kaubojsa. Zoti i rujt qytetaret e pafajshem e kriminelat kryt e vet hangshin.

    Përgjigju
  • Banor i Lagjes: 01/04/2019 13:42

    Kryetarja e Bashkise kerkoi shkoqur qe Policia e Shtetit te mos beje me sehir, me filozofine 'ti leme ti hane kokat njeri-tjetrit'. Ka shume te drejte. Vrasjet, qe po ndodhin me 'lehtesi te paperballueshme', shkaktojne vale frike e pasigurie qe perhapen kudo neper shoqeri, ne familje, biznese e me rradhe. Ne fakt fenomeni i Shkodres eshte shembelltyre e krejt Shqiperise. Krimit i lejohet sot te veproje, me synim gjenerimin e te ardhurave financiare qe ushqejne ekonomine, me kusht qe te mos i kaloje disa caqe te pashkruara. Nuk eshte politike largpamese. E para sepse mund te vije dita kur krimi te arrije nje nivel te atille organizimi sa te jete e pamundur ta frenosh, edhe po te duash. E dyta sepse vertet sjell pare, por ka pasoja ekonomike dhe psikologjike (kolektive), qe sipas meje i tejkalojne ku e ku fitimet nga prurjet financiare.

    Përgjigju
  • kujtimi: 01/04/2019 13:28

    sa cudi e madhe. babe e bir ne nje tavoline shtetrore - familjare dhe do zgjidhen hallet e kesaj krahine. LiugJ Pjetri me te birin sapo i bere Perfekt!

    Përgjigju
  • Pipo: 01/04/2019 13:20

    Me duket se Shteti nuk e ka te qarte situaten ne Shkoder. Gjoba, vrasje tregtaresh, bomba diten per diell, kercenime ne Keshill Bashkiak. Nuk duhet te vije Ministri se nuk ka ca ben, por policia e forcat renea.

    Përgjigju
    • Berti: 01/04/2019 15:49

      Shteti e ka shume te qarte situaten ne shkoder, ne tirane, ne vlore dhe ne te gjithe shqiperine. Thjesht fare; Shteti eshte i kapur prej briresh nga bandat. Nuk them vetem qeveria, por Shteti! Banditet me te rrezikshem dhe me te pashpirt jane banditet me kollare. Ata qe militojne per partite, biznesmenet qe flene te varfer dhe zgjohen te pasur, femijet e tyre me makina luksoze. Prokuroret qe kane pasuri marramendese, gjykatesit me pasuri perrallore, femijet e tyre. Anal istet si Zheji, Rakipi, Vangjeli dhe Peka qe manipulojne opinionin publik. Jane keta qe urdherojne dhe prodhojne vrasje, qe i japin vetes atributin e jetes dhe vdekjes se shqiptareve. Nese nuk goditen aty ku ju dhemb me shume, tek pasuria e paligjshme, atehere nuk do te kete me fare shtet shqiptar, por popull dhe qeveri shqiptare. Policia mos te vendose gjoba parkimesh ne ora 12 te nates, por te evidentoje keta individe " te pasur ".

  • tori: 01/04/2019 13:16

    Pa largimin e PD,PA SHKEPUTJEN E BANDAVE TE KRIMIT NDA PD NE Shkoder QE JANE BANDAT E SAJA,QE I ORGANIZON,PLANIFIKON,E INSPIRON KTO BANDA ,NUK KA QETESI NE SHKODER.Rritja e perfaqsuesve te PD ne kshillin bashkiak,dominimi absolut I ketyre bandave ne Bashki sipas interesave te lidhura ngushte me interest e PD dhe frika e Voltanes(pak e rendesishme per PD)JANE PASQYRA E GJALLE E GJENDJES SE SHKODRES.kJO ESHTE EDHE ARSYEJA KRYESORE PSE KTO BANDA KRIMINALE TE LIDHURA FORT ME PD VRITEN NJERI ME TJETRIN.ARSYE TJERA JANE MUHABET RRENASH

    Përgjigju
  • Maks: 01/04/2019 11:33

    Si è tha nje shkodran sot ne mengjes ne lidhje tel ne tv a 1report qe ne shkoder twrrorizojn nga viti 1991 dy bandat e pd dhe tani po vrasin njeri tjetrij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë