Jep dorëheqjen rektori i Universitetit të Korçës, Dhimitri Bello! Senati voton kundër bashkimit me universitetin e Tiranës

26 Qershor 2023, 15:55 | Përditesimi i fundit: 2023-06-26 19:37:29

Jep dorëheqjen rektori i Universitetit të Korçës Dhimitri Bello, mëson Report TV. 

Ende nuk dihet arsyeja e këtij veprimi por dorëheqja e tij ka ardhur pas deklaratës së djeshme që ai bëri për universitetin e Korçës i cili do të bashkohet me atë të Tiranës.