‘Jetët Private’, komedia që rihap dyert e teatrit ‘Petro Marko"-s në Vlorë

10 Korrik 2021, 14:57 | Përditesimi: 10 Korrik 2021, 14:57

Pas një mungesë të gjatë për shkak të pandemisë, publiku vlonjat dhe turistët e shumtë që ndodhen në Vlorë për pushime do të kenë mundësi të shohin komedinë "Jetët private" në teatrin "Petro Marko". Po kështu jeta kulturore në qytet është gjallëruar dhe me shfaqjet verore në ambiente të hapura.

"Jetët private" është  komedia që do të rikthejë në sallën e teatrit "Petro Marko" spektatorin artdashës vlonjat. Ne i gjetëm aktorët në prova teksa përgatiten për shfaqjen premiere të 22 korrikut.

r.k./Shqiptarja.com