Jetojmë në botën e virusëve, vaksina nuk është shërimi i botës

16 Prill 2020, 19:51

Situata mbetet e qëndrueshme, por me pak oshilacione të pritshme, pasi nuk janë respektuar disa nga rregullat. Kështu u shpreh lidhur me situatën nga koronavirusi në vend, mjeku epidemiolog Enver Roshi në një lidhje skype në Report TV në emisionin Repolitix. Përveç të tjerave ai theksoi se është tentuar që të ruhet niveli i kurbës, në mënyrë që sistemi shëndetësor të mos kalojë në kolaps, ndërsa shton se nëse OBSH do ta shpallte më herët koronavirusin pandemi globale. Epidemiologu Roshi shpjegoi edhe për momentet kur një pacient e ka të nevojshme t'i nënshtrohet intubimit, duke theksuar se femrat kanë forcë me të madhe për të mbijetuar. Pyetjes se kur do te dali vaksina kundër Covid-19 dhe sa efekte do te ketë, mjeku përgjigjet kështu. ''Ka shumë përpjekje për vaksinën. Ne ishim të vonuar edhe për vaksinën. Një vaksinë për t'u prodhuar kërkon 1 vit e gjysëm. Dhe testimi kërkon kohë. Ndoshta nga marsi i vitit tjetër mund të kemi vaksinën gati. Besoj që kjo vaksinë që do të dali do të jetë në përqindjen më të madhe shëruese. Vaksina tjetër pas të parës prodhohet më lehtë se e ka kaluar fazën e parë. Duhet të shihet edhe ana financuare e mjekëve, pasi ata po bëjnë një punë të vështirë''-e mbyll me këtë mesazh intervistën mjeku Roshi.