Jetojnë në mjerim në ish kazermat e ushtrisë, apeli i familjes në Gjirokastër për ndihmë: Kemi frikë! Tavani u shemb pjesërisht, shiu hyn në shtëpi

6 Shkurt, 16:13

Tre anëtarë të familjes Zani në Gjirokastër jetojnë në ish-godinën e rrënuar të ushtrisë në kushte të mjerueshme. Tavani është shembur pjesërisht nga shiu dhe rrezikon t’i zërë brenda. Përmes Report Tv apelojnë për ndihmë pasi nuk kanë të ardhura për të ndërtuar shtëpi të re.