Jeton nën rrënoja, erozioni i shembi shtëpinë, 1 vit pa kompensim! Flamur Kalemi: Të ma ndërtojnë! Bashkia Këlcyrë i hedh ‘topin’ Mbrojtjes: S’miratoi fondet

7 Mars, 13:34

Flamur Kalemi nga fshati Katundisht i Këlcyrës, prej një viti jeton në banesën e rrënuar nga erozioni i tokës. Përmes Report TV kërkon ndihmë, ndërsa bashkia ia lë përgjegjësinë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile e cila nuk ka lëvruar fondet për fatkeqësinë natyre. Në total janë 4 banesa të dëmtuara!