Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM

26 Prill, 17:40

Prodhimi, shpërndarja dhe monitorimi i pullave fiskale për produktet e akcizës nuk do të jetë më një shërbim që do të ofrohet nga privati, por do të jetë monopol shtetëror. Qeveria ka propozuar që ky shërbim i cili aktualisht është me koncesion, nga viti 2025 të kalojë në shtet dhe të ofrohet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave.