Jo më parkime falas në Durrës, Këshilli Bashkiak miraton pagesën me votat e socialistëve (Rrugët + Tarifat)

25 Qershor, 18:50

Durrësi nuk do të ketë më parkime falas! Të gjitha rrugët pritet të bëhen me pagesë brenda pak ditësh. Projektvendimi i bashkisë kaloi në këshill me votat e socialistëve, ndërsa pritet dhe firma e Prefektit për të hyrë në fuqi. Në rrugët përreth qendrës së Durrësit, parkimi do jetë 100 lek/ora, ndërsa në periferi me 40 lek/ora.