Jo më vetëm në verë, sot futet në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë, 9 muaj kalim i lehtësuar në Morinë! Fluks në pikën kufitare

1 Maj, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2024-05-01 13:37:12

Prej ditës se sotme ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas së cilës qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes pikës kufitare të përbashkët Shqipëri-Kosovë me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.