Jo pagesa në euro në dyqane, restorante, farmaci e qendra tregtare! BSH për Report TV: Opsion edhe vendoja e një tavani për pagesat në monedhën evropiane

14 Gusht, 17:44

Përdorimi i euros për të blerë në dyqane, qendra tregtare apo për të paguar fatura restorantesh duhet të ndalohen në mënyrë kategorike. Kështu përgjigjet Banka e Shqipërisë në sqarimin zyrtar të dhënë për Report TV, pas deklaratës së fortë të guvernatorit Gent Sejko, për të ndaluar përdorimin e euros. Sipas Bankës, opsion është edhe vënia e një tavani për vlerën e pagesave që mund të lejohen në euro.

    No videos found.