Jo vetëm për plazh, shqiptarët nga Kosova vijnë në Kukës për peshkim! Qytetarët: Liqeni i Fierzës i ndotur

21 Maj 2023, 20:53

Në liqenin e Fierzës në Kukës shihen shpesh qytetarë të Kosovës që vijnë për peshkim. Ata vlerësojnë vijën liqenore të Kukësit, por shprehin rezervat për ndotjen e madhe mjedisore, për shkak të prurjeve të shumta nga reshjet e fundit.