John Cena shfaqet nudo në skenën e ‘Oscars’, Kimmel e mbulon me perde

11 Mars, 08:13

Mënyra si John Cena u shfaq në skenë për të dhënë çmimin e dizajnit të prodhimit, ishte e papritura e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve Oscar.  John Cena ka vendosur të hyjë në historinë e Akademisë. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, aktori dhe mundësi u ngjit në skenën e Dolby Theatre krejtësisht i zhveshur.