Juristi Plarent Ndreca ka deklaruar në një intervistë në Report TV se padia që ka bërë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, ish kryeministri Sali Berisha, i jep këtij të fundit kohë që të jetë aktiv në politikë.
“Të gjitha lëvizjet e zotit Berisha janë thjesht hapa që i krijojnë hapësirën kohën mundësinë që të vijojë të mbahet në këtë argument gjatë kohës që vijon të bëjë aktivitetin e tij politik i pashqetësuar. Berisha smund ti shmanget faktit që vijon të jetë një nga eksponentët më të rëndësishëm të PD. Ka pasur eksponentë të tjerë të shpallur non grata. Pd e ka mbajtur si flamur në dorë mosbashkëpunimin politik me këto element. Është Llalla dhe Dako”.
Sipas tij padia është një lëvizje politike sepse gjyqi është juridikisht shumë i vështirë dhe Berisha s’do ketë sukses.
“Është një lëvizje politike dhe juridike sepse është një process i ndërlikuar juridik dhe është e vështirë të thuash se do të ketë sukses. Lëvizje e Berishës për të tentuar për të marrë një vendim gjyqsor që mund të ishte në favor të tij. Nga pikëpamja juridike është shumë i ndërlikuar. Nëse do ishte dhe në favor të Berishës do kishte vështirësi dhe në favor të Berishës nëse njohet nga shteti amerikan"
Kjo që i ndodhi Berishës sipas Ndrecës i shërben edhe PD, pasi sipas tij ka ardhur koha pë pastrimin e politikës shqiptare.
“Këto janë vendime të shtetit amerikan jo të shtetit shqiptar. Smund të di çfarë ka ende në mendje sekretari i shtetit për të bërë për këta persona që mund të jenë në listën e të prezumuarve të sHBA. Gjestë të tilla vijnë pas një verifikimi të gjatë të plotë shterues. Kjo që i ndodhi Berishës i shërben PD edhe partisë demokratike, ka ardhur koha për të pastruar politikën nga elementë që kanë treguar se kanë dëmtuar interesa politike. Gjesti i parë që duhet të bëjë Pd është të distancohet, sepse kështu ka vepruar dhe për raste të tjera”.




