‘Juve s’u erdhi McAallisterc deri te partia’, Balla ironi me opozitën: Ndiqni televizorin, në 16:00 Rama dhe Trump në Bordin e Paqes

19 Shkurt, 10:54 | Përditesimi: 19 Shkurt, 10:54

Kreu i grupit te PS, Taulant Balla iu përgjigj me ironi Gazment Bardhit pas debateve për rastin e Belinda Ballukut. Balla i kujtoi demokratëve protestat e dhunshme dhe mesazhet që Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister dha nga Tirana. Balla iu tha opozitarëve se ata nuk i takojnë as aleatët e tyre, referuar faktit që McAllister deklaroi se nuk do e takojë Sali Berishën.

Ndërsa në të njëjtën kohë me ironi Balla i kujtoi Bardhit se kryeministri Rama ndodhet sot në SHBA me ftesë të Trump për Bordin e Paqes, duke i këshilluar opozitarët “që në 16:00 të ndezin telefonin dhe televizorin”.

A.A/Shqiptarja.com