‘Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër’, Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

2 Qershor, 22:49 | Përditesimi: 2 Qershor, 22:49

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke e cilësuar këtë moment si vendimtar për të ardhmen e vendit.

Gjatë takimit me socialistët në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Tiranë, Rama tha se përballja e sotme nuk është një betejë që kërkon sakrifica të jashtëzakonshme, por angazhim qytetar dhe patriotik për të çuar përpara interesin kombëtar.

A.M/Shqiptarja.com