Ka fuqi paguese dhe nuk i kthen kredinë sovrane, pr/ligji: Kredimarrësit i bllokohen llogaritë dhe i sekuestrohet shuma e papaguar

29 Nëntor 2021, 18:10

Ministria e Financave ka hartuar një projektligj të ri për ndryshimin e ligjit për garancitë shtetërore, ku parashikohet bllokim i llogarive bankare për të gjitha subjektet që nuk shlyejnë kredinë sovrane, në rast se janë të aftë për ta paguar. Po ashtu pjesë e ndryshimeve është edhe sekuestrimi i vlerës së borxhit që nuk ka shlyer.