'Ka porosit vrasje, bashkëpunëtor bandash', Balla i përgjigjet Berishës: S’kam mbi supe akuza si ti, shkon me autoblindë në Tropojë

6 Nëntor, 20:56 | Përditesimi: 6 Nëntor, 20:56

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, duke thënë se ai ka porositur vrasje dhe se është bashkëpunëtor me bandat.

Balla ka replikuar me liderin e PD, teksa i tha se ai nuk ka asnjë akuzë mbi supe, duke i kujtuar Berishës çështjet e hapura me drejtësinë. Sipas Ballës, akuzat që i hidhen vazhdimisht nga Berisha, vijnë për shkak se Balla e ka kallëzuar në SPAK për dosjen ‘Partizani’.

I.M/Shqiptarja.com