'Ka qenë e mrekullueshme të jem pjesë e Interit', Conte fjalë lamtumire! Mediat e bëjnë të kryer largimin, gati zëvendësuesi

22 Gusht 2020, 13:21 | Përditesimi i fundit: 2020-08-22 13:24:29

Trajneri i Interit Antonio Conte ka dhënë sinjale lamturire në përfundim të finales së Europa League kundër Sevillia-s, pasi zikaltërit humbën me rezultatin 3-2. Duket se aventura e trajnerit më të paguar në Seria A do të përfundojë me skuadrën milaneze pas vetëm një sezoni. Sinjalet ishin dhënë që pas ndeshjes së fundit në kampionat me Atalantën, por tani gjithçka duket më e qartë.

“Ka qenë e mrekullueshme për mua të jem trajneri i Interit, falënderoj pronarët që më dhanë mundësinë ta provoj këtë eksperiencë. Ka disa gjëra që kam përjetuar këtë vit që nuk më kanë pëlqyer, me gjithë respektin për të gjithë. Unë kam një familje dhe duhet të kuptoj nëse futbolli është prioriteti apo familja ime. Sepse nëse disa situata ndikojnë te familja ime, kjo nuk është e pranueshme për mua.