Sevilla mund 3-2 Interin dhe fiton Europa League. Andaluzianët janë kampionët e përjetshëm të këtij kompeticioni të cilin e fitojnë për herë të gjashtë po aq herë sa kanë shkuar në finale ndërsa zhgënjen Interi i Contes.

Zikaltërit morën shumë shpejt avantazhin me golin e Lukakut me penallti, por spanjollët e përmbysën me dy gola të sulmuesit De Jong. Gjithsesi, Interi barazoi menjëherë me Godin. Momenti që vendosi fatin e finales ishte në pjesën e dytë kur Diego Carlos me rroveshatë i ndihmuar edhe nga një devijim i Lukakut shënoi golin e fitores.

Festë e madhe për Sevillan që konfirmohet eksperte e Europa League dhe triumfoi edhe në Këln ndërsa për Interin zhgënjim i madh pasi ky sezon mbyllet pa asnjë trofe./Përgatiti Andi Kapxhiu