Kadare nderohet me çmimin 'Ukshim Hoti', rrëfen njohjen me të: Besimi i tij te Evropa nuk duhet të humbë në Kosovë

18 Qershor 2023, 15:45

Komuna e Rahovecit në një ceremoni rasti i ka nderuar me çmimin ‘Ukshin Hoti’ shkrimtarit tonë të shquar Ismaili Kadare. Aty, Kadare kujtoi komunikimet e tij me Ukshin Hotin, derisa ky i fundit ishte në burg. Ndërkohë, u tha se besimi i Ukshin Hotit te Evropa nuk duhet të humbasë tek të gjithë në Kosovë.

“Unë e ruaj mendimin më të mirë për të. Ajo çka kemi folur dhe biseduar, i kemi shkruar njëri-tjetrit nëpër letra, mbetet madhore. Duke i rikujtuar tani, e kuptoj se sa pasuruese ishin këto biseda me të, për atë dhe mua. Natyrisht që ishte një gëzim i madh që i jepnim njëri-tjetrit. Ai e jepte këtë ndjesi me këdo që takohej. Me këtë gëzim që merrej prej tij dhe i kthehej atij, qarkullonte dhe bënte që mendimi për Kosovën, ëndrra për Kosovën të ishte e gjallë gjithmonë dhe të mos shkaktonte lodhje ose mërzi.”, tha Kadare në videomesazhin e tij.