Në përfundim të seancës së plenare, deputeti i Vorës Sadi Vorpsi ka komentuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Agim Kajkamut.
Shkarkimin e dy nënkryetarëve të bashkisë Vorë nga Agim Kajmaku, ai e quajti vendim të tij personal ndërsa e deleguara e PS në Vorë Belinda Balluku nuk pranoi të japë asnjë qëndrim lidhur me këtë cështje.
"Absolutisht nuk e mbështes vendimin për shkarkimin e dy nënkryetarëve, është cështje e atij personale se si ka vepruar, cështje që absolutisht nuk mund ta mbështes. Është cështje institucionale që nuk mund ta them unë" tha Sadi Vorpsi.
Ndërsa Belinda Balluku theksoi se "Po pse të kem unë një koment? Po me mua e keni ju? Thashë se e kishit me Ulsiun për Gjykatën, nuk kam asnjë koment" tha ajo.