Bëri kryebashkiakun edhe pasi e shkarkoi KQZ! Prokuroria urdhër-arresti për Kajmakun, policia s'e gjen në banesë

TIRANË - Prokuroria e Tiranës njoftoi sot zyrtarisht, se ka kërkuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku me masë sigurimi "arrest me burg" dhënë në mungesë nga Gjykata, me akuzën se ka ushtruar detyrën e kryebashkiakut edhe pasi KQZ i hoqi mandatin për deklarim të rremë në formularin e vetëdeklraimit, duke firmosur për shkarkimin e dy nën kryetarëve të Bashkisë së Vorës. Report Tv mëson se policia ka shkuar në banesën e Kajmakut, prej ditës së dielë, kur është nxjerrë urdhër-arresti, por nuk e kanë gjetur në shtëpi.

"Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me "arrest në burg", në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, Shpërdorim detyre, sipas nenit 248 të Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal", - tha zyrtarisht prokuroria e Tiranës.

Prokuroria i ka kërkuar policisë të ekzekutojë masën e sigurisë të "arrestit me burg" dhënë në mungesë nga Gjykata, duke e vënë nën akuzë Kajmakun për tre vepra penale, atë të falsifikimit të formularëve, që lidhet me gënjeshtrën në formularin e vetëdeklarimit, dhe të dy akuzave të tjera: Shpërdorim detyre dhe ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës.  Kjo do të thotë që Kajmaku të ketë ushtruar funksionin e kryebashkiakut edhe pasi KQZ i hoqi mandatin. Një lëvizje e dyshimtë e Kajmakut që Shqiptarja.com e raportoi disa ditë më parë, ishte firmosja e shkarkimit të dy nën kryetarëve të Bashkisë së Vorës Laureta Omeri, Hekuran Brahimaj duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post. Sipas burimeve nga Prokuroria, dyshohet se Kajmaku e ka firmosur pasi KQZ i kishte hequr mandatin më 1 Nëntor.

Ditën e sotme, prokurori i çështjes, Kolë Hysenaj, ka firmosur edhe një fletë-thirrje, ku kërkohet shoqërimi në Prokurori të martën në orën 09:30 i Kajmakut për tu marrë në pyetje për veprat penale të ngritura ndaj tij në cilësinë e personit ndaj të cilit kryhen hetime. Por në këtë shkresë nuk fliet për urdhër aresti. Shqiptarja.com kontaktoi me zyrën e shtypit të Prokurorisë së Tiranës, të cilët thanë se kjo shkresë nuk e rrëzon masën e "arrestit me burg" që Gjykata i ka dhënë Kajmakut, dhe faktin që ish-kryebashkiaku i Vorës vijon të jetë në kërkim.

Shkresa me datën e sotme e prokurotit Kolë Hysenaj për tu shoqëruar në Prokurori, ndërkohë që urdhër-arresti është lëshuar të dielën

Në një prononcim për Report Tv, avokati i Kajmakut, Isuf Shehu, tha se policia nuk i ka paraqitur asnjë shkresë familjarëve të ish-kryebashkiakut në momentin që ka bërë kontroll në banesë të dielën, teksa tha se urdhër arresti është vetëm verbalisht dhe jo me shkresë. Avokat Shehu shtoi se nuk e di ku ndodhet Kajmaku pasi ende nuk ka kontakt me të.

Dekriminalizimi

Ishte Prokuroria e Përgjithshme ajo që kreu verifikimet ku doli me konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit. Por edhe pse gjykata greke e shpalli të pafajshëm në lidhje me akuzën e falsifikimit të kartëmonedhave, për drejtësinë shqiptare Kajmaku nuk i shpëtoi dot problemeve për shkak se arrestimin e vitit 2003 duhet ta kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit  që të gjithë zyrtarët duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve para se të hyjnë në garën për zgjedhje.

Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë që nuk e gëzoi mandatin e marrë në zgjedhjet e 30 qershorit ku garoi dhe fitoi nën siglën e PS-së. 

I pari ishte Valdrin Pejtri, i cili nuk e mori mandatin e kryebashkiakut dhe hoqi dorë prej tij, pas denoncimit të Partisë Demokratike, se ai ka qenë i arrestuar në Itali, dhe këtë gjë e ka fshehur në plotësimin e formularit të dekriminalizimit. Pjetri nuk u betua si kryebashkiak, duke hequr dorë nga marrja e këtij posti. Por teksa për Kajmakun u lëshua urdhër-arresti, Shqiptarja.com mëson se për Valdrin Pjetrin, task forca për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshëm është ende në proces verifikimi. Për Kajmakun ishte kjo task-forcë që bëri verifikimet dhe pas marrjes në dorë të të gjitha provave, i kërkoi KQZ-së t'i heqë mandatin Kajmakut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:08
Dalin vendimet që Agim Kajmaku dyshohet se falsifikoi (Dokumentet)

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është në kërkim nga policia pasi prokuroria firmosi urdhër arrestin duke e akuzuar se ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/ kryetarëve pasi ishte shkarkuar vetë nga detyra, si i prekur nga ligji dekriminalzimit. Bashkia e Vorës pretendon se shkarkimi nga detyra i n/kryetarëve është bërë në 30 Tetor, një ditë para shkarkimit që KQZ-ja i bëri Kajmakut në 1 nëntor. Kajmaku dyshohet se ka falsifikuar datën e vendimit të shkarkimit të dy nënkryetarëve të Bashkisë.

Lirimi nga detyra i Hekuran Brahimaj si zv/kryetar
Emërimi i Gentian Picari si zv.kryetar

Lirimi i Laureta Omeraj si zv/kryetare
G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerti: 11/11/2019 22:52

    Po si nuk ksne turp keta. Ku iku ky Kajmakxhiu qe nuk e kapen dot. Arrestojrni dhe plaseni brenda flliqesiren qe bente ge ndershmin. Po Valdrin Pjetrim perse nuk e arestonj. A funksionon njelloj ligji ne kete vend.

    Përgjigju
  • Plaku: 11/11/2019 16:36

    Ore po ku jane ata komentuesit qe e mbronin perpara do kohesh kete Kajmakun, pse nuk dalin akoma te mbrojne me komentet e tyre. Nejse dihet skane marre leje nga bodrumi ahahhaaha

    Përgjigju
    • Sefer Hajdini: 11/11/2019 22:42

      Une e mbroj qe çke me te,te pakten eshte me i ndershem sa gjithe ju qe jepni komente pa e njof kete person. SPIJUNAT E KOHES MODERNE (pa leke).

    • Pd vlore: 11/11/2019 22:27

      Nga Bodrumi iShqupit e ke muabetin... ska kajmak qe i ul koken partise socialiste... degjove Gerdeciiiik .... 21 janari... 1997 piramidat etjjjjj etjjjj

  • Aqif Kopertoni: 11/11/2019 13:36

    Burra te mire paska gjet dhe PS per kryetar bashkie.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 11/11/2019 13:33

    Po mire ky po Valdrini a do te arrestohet sepse edhe ai ka shkelur ligjin dhe baske me ta edhe Edi Kajmkxhiu qe kishte pergatitur keta kajmaket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë