Kalon te 'Veprimtaria Prodhuese' ligji për zonat e mbrojtura, Kumbaro: Përputhje me direktivat e BE!

19 Shkurt, 19:00

Ligji për Zonat e Mbrojtura pritet të kalojë të enjten në seancë plenare ndërsa sot ka marrë dritën jeshile në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese. Në komision ligjin e shpjegoi ministrja e Turizmit Kumbaro, e cila tha se nuk ka asnjë shkelje të direktivave të Bashkimit Evropian. Skeptik ishte Majko i cili kërkoi më shumë sqarime nga qeveria.