Kaluan 200 persona të padëshiruar drejt BE, gjykata e Tiranës lë në fuqi masat e sigurisë për efektivët e Rinasit dhe Eneo Sulejmanin

6 Qershor, 16:12

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi 9 masat e sigurisë për 8 punonjës të komisariatit të Rinasit dhe Eneo Sulejmanit. Këtë të enjte gjykata e Tiranës vlerësoi kushtet e caktimit të masave ku për inspektorin Briken Tereziu me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Aeroportin e Rinasit, është caktuar arrest në burg në mungesë për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Urdhri arrest në shtëpi është ekzekutuar për Sokol Xhika, Ermal Mesi, Aris Drini, ndërsa ‘detyrim për t’u paraqitur’ është lëshuar për Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj, Argil Hasa.