Kamerat inteligjente në shkolla, Ruseti garanton sigurinë e pamjeve: Aksesi i kufizuar dhe i gjurmueshëm, të dhënat ruhen në Polici

17 Shtator, 20:29 | Përditesimi: 17 Shtator, 20:29

Të dhënat e fëmijëve të regjistruara nga kamerat inteligjente të “Smart City” në shkollat e Tiranës do të qëndrojnë brenda Shqipërisë dhe nuk do të aksesohen nga kompania që asiston në zbatimin e projektit. Zv.ministrja e Brendshme Anisa Ruseti sqaroi në Report TV se pamjet ruhen në serverin qendror të Policisë së Shtetit, ndërsa akses në sistem kanë vetëm personat e autorizuar dhe çdo hyrje është e gjurmueshme përmes një kodi individual.

E.H/Shqiptarja.com