Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras në protestë: Lirojmë rrugën kur bashkia të gjejë zgjidhje

16 Mars 2023, 18:09

Banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras protestuan për të tretën herë kundër mjeteve të tonazhit të rëndë që u kalojnë pranë shtëpive. Ata thonë se u kërcënohet jeta, ndaj kanë vendosur që të mos e lirojnë rrugën deri sa bashkia të gjejë një zgjidhje